Zyrtari i VV-së tallet me kandidaturën e Hotit: Ngushëllimet pranohen në Viber dhe WhatsApp

Pas zyrtarizimit të kandidaturës së Avdullah Hotit për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Kërçeli.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kërçeli është tallur me kandidaturën e Hotit, duke thënë se s’do të ketë të pame në zyrat të LDK-së shkaku i gjendjes me COVID-19, por se ngushëllimet do të pranohen në Viber dhe WhatsApp.

“Për shkak të gjendjes në vend me Covid-19 nuk do të ketë të pame në zyret e LDK-së. Ngushëllimet pranohen në Viber dhe WhatsApp”, ka shkruar Kërçeli.