Zyrtari i PDK’së: Albin Kurti po del i meçëm, duan koalicion me partinë tonë

Anëtari i PDK’së, Ilir Gashi ka thënë se po takohet me mbështetës të VV’së dhe LDK’së dhe se këta po kërkojnë koalicion me partinë e drejtuar nga Kadri Veseli.

Gashi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se mbështetësit e këtyre dy partive, po duan koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Takova 3 mbështetes të VV-së, të tretë thoshin se stabilitet në këtë vend sjell vetëm koalicioni PDK-VV!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Albin Kurti po del i meçëm🤔

Takova 3 mbështetes të VV-së, të tretë thoshin se stabilitet në këtë vend sjell vetëm koalicioni PDK-VV!
Takova po ashtu disa të LDK-së, edhe ata të njëjtin konstatim se vetëm PDK-LDK mund të sjellin stabilitet politik ekonomik në këtë vend!
Dhe menjëhere me erdhi në mendje konstatimi i Albin Kurtit para Këshillit të VV-se kur ka thënë se PDK është konstantja, ndersa partitë tjera variabla!.