Sot, në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së në Lipjan, me votim unanim të Kryesisë, u nominua zyrtarisht, Shukri Buja si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit.
“Falënderoj nga zemra të gjitha strukturat lokale të PDK-së për bashkëpunimin, angazhimin dhe besimin. Po ashtu, e vlerësoj lart mbështetjen e lidershipit qendror të partisë, që së bashku na japin siguri se fitorja jonë është e padiskutueshme. Gjithashtu, me propozimin tim, z. Shukri Buja do të ushtrojë edhe detyrën e udhëheqësit të Degës së PDK-së në Lipjan”, ka shkruar Hyzer Rizani, ish kandidat i PDK-së në Lipjan në zgjedhjet e kaluara.
Buja më herët ka qenë kryetar i Lipjanit, ndërsa në vjeshtë do ta sfidojë kryetarin aktual, Imri Ahmetin e LDK-së. /Ballkani.info/







