Zyrtare: Ranieri kthehet te Roma

Roma ka emëruar zyrtarisht Claudio Ranierin si trajnerin e tyre të ri deri në fund të sezonit.

Ky është një kthim i Ranierit te Roma, i cili i udhëhoqi drejt suksesit të dyfishtë në Itali gjatë sezonit 2009-10, transmeton Koha.net.

“Jemi të kënaqur të mirëpresim Claudio Ranierin përsëri në klub”, ka thënë presidenti James Pallotta për faqen zyrtare të klubit.

“Kemi një objektiv të mbetur këtë sezon dhe ajo është të përfundojmë në pozitën më të lartë të mundshme të Ligës dhe të sigurojmë kualifikimin për Ligën e Kampionëve”, shtoi Pallotta.

“Në këtë fazë ishte e rëndësishme për të sjellë një trajner që e njeh klubin, e kupton mjedisin, mund të flasë gjuhën italiane dhe është në gjendje të motivojë lojtarët. Claudio i përmbush të gjitha këto karakteristika dhe është shumë i emocionuar që do të marrë këtë sfidë përsipër”, është shprehur presidenti Pallotta, raporton Football Italia.

67-vjeçari ka përvojë shumë të madhe, pasi ka punuar me klubet si Juventus, Inter, Napoli, Fiorentina, Cagliari dhe Giallorossi.

Gjithashtu, ai udhëhoqi Leicester Cityn për titullin në Premier Ligë në vitin 2016, por është shkarkuar nga Fulhami javën e kaluar.

Loja e parë e Ranierit në Olimpico do të jetë kundër Empolit në Seria A, të hënën e ardhshme.