Zyrtare: Pezullohet Luka Modric

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Spanjës ka vendosur ta pezullojë Luka Modricin me një ndeshje mos lojë, për shkak të kartonit të kuq ndaj Celta Vigos.

Mesfushori kroat shpëtoi me vetëm një ndeshje pezullim, pasi u mendua se ai do të pezullohej me dy sosh për kartonin e kuq që e mori për një ndërhyrje direkte në kundërshtarin, transmeton Gazeta Express.

Modric është bëri lojtari i parë që e pëson nga rregulli i ri kundër ndërhyrjeve në gilcën e nyjës së këmbës.

Kjo nënkupton se Modric do të mungojë kundër Real Valladolidit.

Përveç pezullimit, Real Madridi është gjobitur me 335 euro për incidentin, ndërsa Modric me 600 euro.

loading…