Ish-deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, sapo ka marrë vendimin për t’iu bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sejdiu është parë duke hyrë në selinë qëndrore të LDK-së, e informacion për aderimin e tij, për Sinjalin e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i LDK-së, brenda takimit.
Korabi aderoi në LDK, tha ky zyrtar në kushte anonimiteti.
Kohëve të fundit ai po e përkrah jashtë mase koalicionin parazgjedhor LDK-VV.
“Vetëm LDK-VV e shndërron PAN-in në PAN-IK”, shkroi para pak ditësh Sejdiu në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, Sejdiu në të kaluarën ka qenë pjesëtar i AKR-së, por nga kjo parti kishte dhënë dorëheqje duke kaluar si deputet i pavarur.







