Zyrtare: Ashley Young lojtar i Interit

Interi e ka zyrtarizuar transferimin e parë të afatit kalimtar të janarit, duke nënshkruar me Ashley Young nga Manchester United.

Futbollisti anglez i lindur në vitin 1985 vjen nga Manchester United dhe ka nënshkruar një kontratë deri më  30 qershor 2020 me mundësi edhe për një vit tjetër.

Karriera e tij në Ligën Premier ka nisur te Watford, por pastaj u bë blerja më e shtrenjtë e Aston Villa, në vitin 2007.

Sir Alex Ferguson e mori atë te Manchester United në vitin 2011 ku ka luajtur 261 ndeshje, duke shënuar 19 gola.

Young bëhet futbollisti i tretë anglezë që vesh fanellën e Interit. Para tij kanë luajtur Gerry Hitchens dhe Paul Ince.

Ashley Young për ekipin kombëtar ka luajtur 39 ndeshje duke shënuar 7 gola, ndërsa te Interit do ta mbaj numrin 15.