Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për përmirësimin e sektorit të ujit, Kosova ka pasur përkrahjen e vazhdueshme financiare nga Zvicra.
Haradinaj dhe ambasadori Jean-Hubert Lebet, në emër të dy qeverive, ka nënshkruar sot marrëveshjen për zgjatjen e mbështetjes së Zvicrës deri në vitin 2020 për Këshillin Ndërministror për Ujëra në Kosovë.
“Me ndihmën e shtetit mik, mbulueshmëria e vendit me ujë të pijes është ngritur nga 47% në vitin 1999 në gati 94% në ditët e sotme”, ka shkruar ai në Facebook.







