43 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Zvicër gjatë 24 orëve të fundit, raportojnë autoritetet përkatëse zvicerane.
Shifrat po vazhdojnë të ulen në Zvicër. Të dielën ishin regjistruar 99 raste të reja, ndërsa të shtunën 110. Të premten kishte 92 e të enjten ishte shifra më e lartë e javës 142.
Autoritetet po ashtu bëjnë të ditur se dy persona janë shtrirë në spital në 24 orët e fundit. Në Zvicër që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 33 mijë e 634 raste me COVID-19, ndërsa 1 mijë e 688 kanë vdekur si pasojë e këtij infeksioni.







