Zonja e Parë e SHBA-së del pozitiv me COVID-19

Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden ka rezultuar pozitive me COVID-19, tha të martën një zëdhënës.

Jill Biden, 71 vjeç, filloi të zhvillonte simptoma të ngjashme me të ftohtin të hënën në mbrëmje dhe nga një test PCR doli pozitiv, sipas zëdhënësit.

E vaksinuar dy herë dhe dy herë e përforcuar, Jill Biden “po përjeton vetëm simptoma të lehta” dhe do të trajtohet me medikamentin anti-viral Paxlovid.

Zonja e parë e SHBA-së, shtoi zëdhënësi, do të izolohet për të paktën pesë ditë.

Ajo aktualisht është duke qëndruar në një rezidencë private në Karolinën e Jugut dhe do të kthehet në shtëpi pasi të marrë dy teste të njëpasnjëshme negative.