ZombieLoad është lëshimi më i ri i sigurisë në procesorët e Intelit

Jo shumë moti Inteli ishte në probleme të mëdha për shkak të lëshimeve të sigurisë Meltdown dhe Specter të cilat ndikuan në një numër të konsiderueshëm të procesorëve të kompanisë. Inteli ndërmori një varg hapash për ta trajtuar këtë problem, por si duket tani një lëshim i ri i sigurisë është zbuluar nga hulumtuesit e sigurisë të cilët e zbuluan Meltdown dhe Specter, raporton Ubergizmo.

I quajtur “ZombieLoad”, ky sulm side-channel i shënjestron çipsetet Intel. Një nga dallimet kryesore në këtë sulm në krahasim me të mëparshmin është se në vend të futjes së kodit malinj që e instalon malwarein, lëshimi i ri i sigurisë mbështetet në vetë të metat e çipit.

Ideja e emërtimit të këtij lëshimi të sigurisë është se ai përdor të dhëna të cilat procesori nuk mund t’i kuptojë ose përpunojë dhe i detyron ata të kërkojnë ndihmë nga mikrokodi i procesorit për ta parandaluar rrëzimin e sistemit. Përmes këtij sulmi, lëshimi i sigurisë mund të shkaktojë rrjedhje të të dhënave nga bërthama e procesorit.

Për fat të mirë, tani për tani nuk ka asnjë arsye për panik, sepse theksohet se sulmi është relativisht i vështirë të realizohet dhe se kërkon aftësi dhe përpjekje të caktuara për të qenë i suksesshëm. Gjithashtu, lajmi i mirë është se Inteli në ndërkohë e ka publikuar një mikrokod për t’i arnuar procesorët e prekur.