Zjarrfikësit e Prishtinës pastrojnë platonë te shtatorja e Bill Clintonit

Shoqata “Miqtë e Amerikës” së bashku me zjarrfikësit e Prishtinës, kanë pastruar platonë e shtatores së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Gjithashtu u bë edhe vendosja e një flamuri të ri amerikan.

Mëngjesin e 11 shtatorit, 2001, banorët e New Yorkut po bëheshin gati të nisnin ditën, kur një avion i rrëmbyer goditi qëllimisht njërën kullë të Qendrës Botërore të Tregtisë.Ishte ora 08:46. Vetëm 17 minuta më vonë, një avion tjetër, po ashtu i rrëmbyer, u përplas për kullën e dytë, raporton EO.

Dy ndërtesat 110-katëshe – rrokaqiejt më të lartë në New Yorkut – i përfshinë flakët, ndërsa qindra punonjës të shërbimit të urgjencës nxituan drejt kullave për t’i ndihmuar të ngujuarit brendVetëm pak minuta pas deklaratës së tij, në orën 09:37, avioni i tretë i rrëmbyer u përplas qëllimisht për njërën anë të ndërtesës së Pentagonit – selisë së mbrojtjes amerikane – pranë Uashingtonit. Avioni i katërt, që besohet se kishte në shënjestër ndërtesën e Kongresit, gjithashtu në Uashington, u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi pasagjerët luftuan kundër rrëmbyesve.Në total, 2 977 njerëz – pa përfshirë 19 rrëmbyesit e avionëve – vdiqën në sulme, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.