Zjarrfikësit e Francës ndihmojnë kolegët e tyre në Rahovec

Përfaqësuesit e Zjarrfikësve të Saone et Loire kanë dorëzuar zyrtarisht një automjet zjarri dhe 554 veshje profesionale zjarrfikësve të Rahovecit.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e Ambasadës Franceze në Kosovë nëpërmjet një postimi në Facebook.

Zyrtarisht këto pajsije i janë dorëzuar zjarrfikësve të Rahovecit me datën 19 qershor, në Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave në Hajvali.

Kjo ndihmesë nga zjarrfikësit e Francës pritet të u ndihmojë kolegëve të tyre të Rahovecit në misionin e tyre të mbrojtjes nga zjarri.