Zjarr i madh në Barilevë
Një zjarr i madh ka përfshirë arat e fshatit Barilevë të Komunës së Prishtinës.
Zjarri shihet të jetë shpërndarë në një pjesë mjaft të gjerë të fshatit përderisa nuk dihet për ndonjë person të lënduar.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe njësitë emergjente, zjarrfikësit dhe policia në mënyrë që ta lokalizojnë zjarrin që po përhapet me të madhe.