Zhduket një djalë në Vushtrri

Policia ka njoftuar se është zhdukur një djalë në Vushtrri.

Rastin në polici e ka raportuar nëna e tij e cila ka bërë të ditur se djali i saj ka dalë nga shtëpia më datën 21 gusht 2021.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data 21.08.2021 nga shtëpia është larguar djali i saj. Deri me tani nuk ndonjë informatë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.