“Zhduket” Jennifer Lopez! Fansat të shqetësuar se çfarë po ndodh me të

JLo  së fundmi ka shqetësuar fansat e saj.

Pak ditë pas një postimi ku ajo pozon e lumtur krah bashkëshortit të saj, Ben Affleck dhe me të cilin u dha fund thashethemeve  se po përjetojnë një krizë, rrjetet e saj sociale janë bërë ‘black’, pra të zeza.

Ajo gjithashtu vendosi të fshijë çdo foto dhe video të sajën në rrjetet sociale dhe vuri gjithashtu një ikonë të zezë në profilin e saj në Instagram duke bërë  shpejt të nisin spekulimet rreth asaj se çfarë fshihej pas këtij vendimi.