Zhduket 18 vjeçari që doli për të mbledhur bimë

Një 18- vjeçar rezulton i zhdukur prej 5 ditësh. Alarmin e ka ngritur familja e tij në polici. Të afërmit kanë thënë se ai kishte shkuar në malin e Korabit për të kërkuar bimë dhe nuk është kthyer më, njoftojnë mediat shqiptare.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Ardian Pali i cili shkoi për të mbledhur bimë në mal dhe nuk u kthye më.

Mësohet se ai shoqërohej nga dy persona. Dëshmia e tyre pritet të merret nga efektivët e policisë për të zbardhur më shumë detaje për ngjarjen.