Zhduken tre persona në Kosovë

Tre persona janë raportuar si të zhdukur në Policinë e Kosovës.

Në raportin 24 orësh thuhet se dy persona janë zhdukur në Mitrovicë, ndërsa njëri në Ferizaj.

Njoftimi i Policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Rr. Jeremije Zherajiq, Ferizaj 11.01.2023 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime.

PERSON I ZHDUKUR/Rr. Ragip Bislimi, Mitrovicë 15.01.2023 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Zhabar, Mitrovicë 15.01.2023 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.