Zhduken dy vajza nga Peja

Dy vajza, njëra nga fshati Treboviq e tjetra nga Qyshku janë zhdukur.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se rastet në polici janë raportuar nga prindërit e tyre.

PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Treboviq dhe Fsh. Qyshk, Pejë (NN) 23.09.2022 – 07:00. Dy ankues meshkuj kosovar kanë informuar se vajzat e tyre  kosovare janë larguar nga shtëpitë dhe nuk janë kthyer më.

Në raportin e Policisë thuhet se rastet janë duke u hetuar./Ballkani.info