Zhduken dy persona në Prishtinë

Për dy ditë u raportuan si të zhdukur dy persona në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar dje rreth orës 12:20, babai i njëri nga të zhdukurit ka raportuar se djali i tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur më 2 mars, ku nëna e të zhdukurit ka raportuar se djali i saj ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Të dyja rastet janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë 24-orësh i Policisë së Kosovës:

· Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 04.03.2021-12:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar.

· Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 02.03.2021-12:20. Me datë 04.03.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar.