Zhaklina tha se ndjehet e sigurt në Serbi, Vesa Luma: Merre me veten Cecen e sille në Himarë

Shumë njerëz kanë reaguar pas postimeve të Zhaklinës gjatë vizitës së saj në Serbi ku deklaronte se ndihet e sigurt ku nuk ka shqiptarë.

Së fundmi ka reaguar edhe këngëtarja Vesa Luma e cila ka ripostuar foton e Zhaklinës ku është shprehur me ironi.

“Aty rri Zhaku dhe mos harro, merre me veten Cecen e sille në Himarë.”, ka shkruar Vesa Luma në Instastory.

Tutje këngëtarja ka publikuar edhe një foto me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta ku shihen të përqafuar.

“Ja edhe një përshëndetje për Zhakun e Zhaklinat e tjera (që shyqyr janë shumë pak) që vdesin për provokime të blera nga “skenarët” e njerëzve pa ide, kulturë e identitet. Çohu Big Basta t’i bëjmë edhe nja 7 a 8 Liana të vegjël”, ka shkruar Vesa mbi foto.


Kujtojmë që së fundmi, ish-opinionistja ka pasur përplasje edhe me këngëtaren dhe ish-banoren e BBVA, Nita Latifi të cilën e quajti pseudo-këngëtare pwr shkak se kjo e fundit e kritikoi për postimet në Twitter.

Nita zbuloi se Zhaklina po i dërgonte voice-mesazhe “me agresivitet” dhe “frustrim”.