Zgjedhet hoteli më i mirë në botë

Ai mund të mos jetë i preferuari i të gjithëve në politikë, por diçka që Donald Trump e di mirë është se si duhet menaxhuar një biznes hoteli.

Por cila është prova? Renditja më e fundit e 10 hoteleve më të mira në botë. Daily Mail shkruan se revista e njohur “Luxury Lifestyle” e ka shpallur ‘Trump International Hotel and Tower’ në New York si hotelin më të mirë në botë.

Hoteli super luksoz i Trump ka lënë pas hotelin ‘Vatuvara’ në Fixhi, ku kanë qëndruar princi Harry dhe Meghan Markle.

Në vendin e tretë është renditur hoteli ‘Emirates Palace’ në Abu Dhabi, që vitin e kaluar sipas lexuesve të kësaj reviste e kishte shpallur si më të mirin.

Më tej, në të katërtin është renditur ‘Burj Al Arab’ në Dubai, i pasuar nga Sherato Maldives.

Në pesëshen e dytë renditen: Atlantis Paradise në Bahame, Langham në Sydney, Dorchester në Londër, Trump International Hotel në Washington DC dhe Grant Gotel Les Trois Rois në Bazel të Zvicrës.

loading…