Zëvendëskryeministri Abazi takon ambasadorin Kosnett

Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Gjatë këtij takimi, Abazi falënderoi ambasadorin amerikan për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës si dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Kosnett shprehu urimet e tij për fillim të mbarë të Qeverisë Kurti, si dhe shprehu gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim dhe përkrahje në zhvillimin e Kosovës.