Zëvendësministri i drejtësisë, Vigan Qorolli, thotë në Debat Plus, se çështja e mostrave të Astrit Deharit, ‘ka shumë mistere për të cilat” siç thotë ai, duhet të flasë Prokuroria.
“Është pyetje që duhet t’u drejtohet autoriteteve ligj zbatuese.
Për hir të hetimeve, përgjigjet i ka Prokuroria e Republikës së Kosovës.
Uroj shumë shpejt të dalin me konkluzione dhe ta sqarojnë këtë çështje një herë e përgjithmonë.
Si kabinet politik nuk kemi akses në ato dhoma që janë sensivive për këtë çështje. Vetëm policia e Kosovës. Por ato çështje që ndodhen aty, mostra, sido që të jenë të vendosura mund ta kërkoni përgjigjen te policia.
Ka shumë mistere kjo çështje, uroj që prokuroria të dalë”, tha Qorolli.
VIDEO BONUS:







