Zemaj: Shifrat me koronavirus janë alarmante, duhet të ndryshojmë sjelljen

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se këtë javë ka stabilitet të rasteve me koronavirus, por që sipas tij, shifrat vazhdojnë të jenë alarmante.

Zemaj në një konferencë për media pas vizitës që bëri në Gjilan, tha se qytetarët duhet të ndryshojnë sjelljet, në mënyrë që të ulen numrat e rasteve pozitive.

“Numrat janë alarmante, dhe për ta ndryshuar gjendjen duhet ta ndryshojmë sjelljen. Qeveria dhe MSH-ja po bënë gjithqka që është e mundur për t’i bërë ballë kësaj pandemie”, ka thënë Zemaj.

Sa i përket Gjilanit, ministri shtoi se kjo komunë është në zonë të kuqe, pas shifrave të larta me koronavirus.

Kujtojmë se kohëve të fundit përveç rasteve positive, është rritur edhe numri i viktimave si pasojë e pandemisë.