Zemaj jep detaje të reja për vaksinimin kundër COVID-19, i kërkon qytetarëve që të bëhen gati

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Avdullah Hotin, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 milionë euro për vaksinat antiCovid19.

Zemaj ka thënë se vaksinat e kompanisë “Pfizer” kundër Covidit-19 do të arrijnë në Kosovë në fillim të muajit shkurt.

Ai tha se Kosova do të furnizohet me vaksina edhe nga “Covaks”-i ku 360 mijë banorë do të vaksinohen falas.

Zemaj tha se çdo qytetarë që duhet vaksinuar do të vaksinohet.

“Pa hapjen e dyerve dhe komunikimin me partnerët ndërkombëtarë, MSH-ja dhe Instituti… do të kishin të pamundur konkretizimin e saktë të vaksinave.

Sigurimin e vaksinave kundër Covidit-19 mbi 500 mijë doza e kemi nga “Pfizer”-i. Këtë konfirmim e kemi marrë dje.

Gjatë kësaj jave MSH-ja dhe “Pfizer”-i do t’i finalizojnë edhe aspektet teknike për mbërritjen e vaksinave në fillim të shkurtit.

Kemi konfimimin se Kosova është në listën ku “Covaks”-i do të japë vaksina për 360 mijë qytetarë falas.

Të gjithë qytetarët që duhet të vaksinohen do të vaksinohen. Janë paraparë 40 milionë euro për vaksinat nga Qeveria e Kosovës.

“Covaks”-i dhe “Pfizer”-i nuk janë të vetmet mundësi për furnizim me vaksina, kemi mbështetjen e plotë të parnerëve tanë”, tha ai