Zemaj deklarohet për festën e VV’së: E pamoralshme dhe joetike

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se festa e mbrëmshme e VV-së pas fitores në Podujevë, ka qenë sfiduese për Policinë deh Inspektorin Sanitar.

Madje ai thirrjet për festë dhe grumbullim të qytetarëve i ka quajtur të pamoralshme dhe jo etike. Sipas të parit të Shëndetësisë në vend me këtë rast është rrezikuar shëndeti publik.

“Ju e dini që dje edhe me Inspektoratin kam vizituar qendra të Votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut. Atje pa pasur respektim të masave anti-Covid”.

“…edhe në orët e pasdites kemi bë thirrje që masat të respektohen, nuk është vetëm fitorja është edhe shëndeti në pyetje”.

“Ato pamje kanë qenë sfidues për Policinë edhe për Inspektoratin, ishin të pamoralshme dhe jo etike kjo ishte rrezik për shëndetin publik”. /Eo/