Zelensky u flet studentëve britanikë: Rusia po përpiqet të fshijë historinë tonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka folur studentëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në një transmetim të drejtpërdrejtë në disa universitete.

Veprimtaria është organizuar nga Unioni i Studentëve të Ukrainës dhe universitetet që marrin pjesë përfshijnë Birmingham, Kembrixh, Coventry, Glasgow, LSE, Manchester, Oxford, UCL dhe Universiteti i Londrës, raporton BBC.

Zelensky u tha studentëve se janë 107 ditë në luftë, duke shtuar: “107 ditë jemi testuar për mbijetesë”.

“Kjo luftë është e dukshme dhe monstruoze,” thotë ai, duke vazhduar se rusët “flasin për qëllime paqësore, por… ata po vrasin fëmijë dhe gra.”

Zelensky tha se qëllimi i Rusisë është të fshijë historinë e Ukrainës. “Misioni rus është të fshijë historinë tonë, shtetin tonë, identitetin tonë dhe të mohojë ekzistencën tonë. Dhe si i tillë t’i tregojë botës se ne kurrë nuk kemi ekzistuar se ne jemi një popull i krijuar artificialisht si një shumëllojshmëri bimësh ose kafshësh”, tha presidenti ukrainas.