Volodymyr Zelensky

Zelensky sërish shkarkon komandantin e ushtrisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka zëvendësuar komandantin e forcave speciale të enjten, për herë të dytë brenda gjashtë muajve, raportoi TheGuardian.

Shkarkimi i kolonelit Serhiy Lupanchuk dhe emërimi i Oleksandr Trepak në vend të tij u bë i ditur nga dekreti i presidentit Zelensky, derisa zinxhiri komandues i ushtrisë ukrainase ka ndryshuar në nivele të ndryshme që nga shkurti kur Ukraina e zëvendësoi komandantin Valeriy Zaluzhnyi.

Që nga viti 2014, Trepak ka marrë pjesë aktive në operacionet e mbrojtjes në Ukrainën lindore kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Ai ishte angazhuar në udhëheqjen e operacionit për zmbrapsjen e sulmit rus në aeroportin e Donetskut, një nga operacionet më të mëdha në atë kohë.

Prej kur ka nisur lufta me Rusinë, Zelensky pati thënë se udhëheqja e re ushtarake po merr kontrollin e forcave të armatosura, duke premtuar “rindezje” të sistemit nëpërmjet komandantëve me pervojë.