Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, e ka komentuar vendimin e u.d. të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili përmes një vendimi ua lejoi deputetëve të Kuvendit, të marrin pjesë në seancën e sotme.

Zeka, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Sveçla dhe Vetëvendosje po provokojnë luftë qytetare edhe më të rëndë se ajo e vitit 1997 në Shqipëri.

“Sfeçla dhe VV-ja po provokojne lufte qytetare Me thane zv. Ministri i Puneve te Brendeshme se “po i pajise me leje deputetete e Kuvendit te Republikes per me shku ne seance”, eshte provokim direkt per nje lufte qytetare, shume me e rende se sa ajo e vitit 1997 ne Shqiperi”, ka shkruar Zeka.