Zeka: Nuk e kam besu qe çmenduria dhe skizofrenia e Dugollit arrijnë deri në këtë pikë

Gazetari Milaim Zeka, i ftuar në një emision televiziv, ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, mes tyre edhe për raportin e tij me Enver Dugollin.

“Me Enver Dugollin gjithmonë kam pasur raporte të relaksuara, nuk e kam besu qe çmenduria dhe skizofrenia e tij arrijnë deri në atë shkalle sa me më fy mu për reagimet e mia publike”, ka deklaruar Zeka.

Tutje ai ka thënë se duke e ofenduar atë ai në fakt ka fyer veten e tij.

“Të gjitha ia kisha fal Enverit, por nuk e pranoj faktin që ai të më quaj mua ‘znaqkë’”, ka potencuar ai.

“Znaqkë mbeti kur Kadri Veseli u tuall me Vetëvendosjen, më tha pse se ke vendos znaqkën, pastaj prej kësaj ai ma la nofkën znaqkë”.

“E din ai që unë me pas fol në 81tën ishin burgos minimum nja 100 burra të Kosovës”.