Milaim Zeka
Zeka: LVV po lobon kundër liberalizimit të vizave
Deputeti nga rradhët e NISMA-s, Milaim Zeka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje për lobim kundër liberalizimit të vizave.
Ai është shprehur se në takimin e djeshëm, ku kishin pasur rastin të takohen me ambasadoren e Holandës, të gjithë përfaqësuesit e partive politike kishin shprehur qëndrimet e tyre rreth arsyev pse kosovarët duhet të udhëtojnë pa viza, përpos përfaqësueses së LVV, e cila ishte shprehur e shqetësuar për mos kalimin e disa projektligjeve në parlament, transmeton ballkani.info.
Statusi i plotë i deputetit Zeka:
LVV po lobon kunder liberalizimit te vizave
Skandali perpara ambasadores holandeze
Dje, ne takimin e radhes, Komisioni per Integrime Europiane, kemi pasur rastin qe te takohemi me ambasadoren e Holandes. Te gjitha partite kemi qene unike ne qendrimet tona, kukulla kukullat kemi argumentuar pse qytetaret e Kosoves duhet te udhetojne pa viza.
Per habine e te gjitheve, perfaqesueseja e LVV folloi t i thoshte ambasadores: “A e shihni se si nuk kaloi ne Parlament Ligji Antimafia?!”
Reaguam une dhe deputeti Ilir Deda, duke i thene ambasadores se ai ligj nuk ka kaluar per shkakun se LVV nuk ka qene ne sallen e Kuvendit, edhe se nuk eshte teme diskutimi çeshtja e punes te Kuvendit.
Kam degjuar ne te kaluaren akuza se LVV po lobon kunder liberalizmit, po te jem i sinqert kurr nuk kam besuar.
Dje kam qene deshmitar dhe sinqerishte jam shokuar!!