Deputeti

Zeka i uron Ushtrinë e Kosovës një personi të veçantë

Deputeti nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka uruar edhe njëherë krijimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton Ballkani.info.

Por kësaj radhe, Zeka ka zgjedhur që urimin t’ia drejtoj një shoku të tij të vjetër, që më nuk është në mesin tonë.

Duke kujtuar momentet me të, Zeka ka thënë se “Kam dashur ta uroj bre burrë, pak njerëz e kanë merituar urimin përpara teje”.

Megjithatë, deputeti mbyll shkrimin duke ia uruar Ushtrinë e Kosovës Haradin Balës dhe Brahim Zekës.

Postimi i plotë i Zekës:

Te kam pasur jaran te vjeter.

Pak kush e din qe kam ardhur ne Hage e te kam taku. Pak kush e din qe moralisht te kam pase e me ke pasur jaran te vjeter. Ndoshta kam qene jarani i rralle qe jemi takuar disa ore pa ikur per ne boten tjeter.

Sot me ke mungu ne Parlament. Kam dashte me ta uru bre burr! Pak njereze kane meritu me ja uru perpara teje.

Po edhe ne ate bote jam krenar me Ty e me Brahim Zeken!

Urime Ushtria e Kosoves o Haradin Bala!!!