Zeka: Cooper s’flet për negociata “sekrete”, urrejtja kundër Thaçit dhe Vetëvendosja po ia thellojnë humnerën vendit

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave rreth një letre të Robert Cooper, i cili është vetëm një ish-negociator i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, asokohe i angazhuar nga Zyra e Baroneshës Ashton.

Çuditërisht, Zeka që njihet për sulme direkte edhe vetë kundër Thaçit, këtë radhë e ka mbrojtur atë, duke thënë se nga urrejtja patologjike që disa media kanë për të, po e dërgojnë vendin në një humnerë edhe më të thellë. Zeka ka thënë mediumet e kanë obligim të informojnë dhe jo të dezinformojnë, aq më pak të mbjellin panik në Republikën tonë hallemadhe, pasi që në këtë letër, bash askund nuk flitet për ndonjë negociatë “sekrete”, përpos për fontandëshirat e palës serbe, në krye me Vuçiqin.

“Ne njeren ane LVV po bene çmos ne nxirjen e imazhit te Kosoves per mos liberalizimin e vizave, ne anen tjeter, nga urrejtja patologjike qe disa media e kane per Presidentin Thaçi, po e dergoni vendin ne nje humnere akoma me te thelle. LVV, ashtu sikurse organizoi ikje masive nga vendi, permes Hungarise, tash po dergon imazhe nga Prizreni ne Bruksel, duke ju thene: “Mos gaboni me liberalizu viza, se ja çka do te ndodhe”!!! Te njejtin mesazh ua jep nderkombetareve edhe Glauk Konjufca, edhe shume deputete te kesaj levizeje, nen dirigjimin e shkopit magjik te Albin Kurtit”, ka thënë deputeti Zeka. Zeka ka shtuar se edhe presidenti ynë, Hashim Thaçi, ka shpreh dëshirat e tij për me e marrë Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, por krejt këto munden me mbet vetëm dëshira, ide, propozime dhe asgjë tjetër.

“Titulli i letres nuk perkon me te verteten qe ka brenda. Idete per ndarje jane te vjetra, qe nga viti 2000. Thaçin e kam armikun me te madh politik, po mikun tim te vjeter kombetar. Kurr nuk besoje qe Thaçi e shet, apo e tradheton Kosoven. Konstatimi im e ka bazen ne Rambuje. Mos me pas koqite (frenu) Thaçi ne Rambuje, sot i kishim nja 7000 forca ushtarake serbe ne Kosove. Ata qe u bajshin kaps para delegacionit serb dhe nderkombetareve, sot ju kane gju ne shpine Thaçit, nje pjese sepse e kane zgjedhe me votat e tyre, e tash i kane ra pishman, e pjesa tjeter nuk po munden me nda ma me Thaçin kulaçin e bizneseve, parase publike, etj. Thaçit, personalisht, kurr hajerin nuk ja kam pa, veq sherrin, ama kurr nuk e gjykoje sjelljen e tij ne raport me mu, po me Kosoven. Mos e gjykoni Thaçin per diçka qe vetem injorantet mund te ju besojne… Pritni. Kosova ka me çka merret gjate kesaje priteje… Letra e Coperit eshte vetem nje raportim per te aresytuar udhetimin e tij ne Beograd, asgje tjeter…”, ka shkruar deputeti i Nismës, Milaim Zeka.