Alexey Navalny

Zbulohet vendndodhja e Navalnyt, është zhvendosur në Siberi

Opozitar rus Alexey Navalny është zhvendosur në një koloni penale në Siberinë veriperëndimore, njoftoi ekipi i tij të hënën, dy javë pasi tha se kishin humbur kontaktin me të.

“Ne kemi gjetur Alexyn” tha zëdhënësja e tij Kira Yarmysh me anë të një postimi në platformën X.

“Ai është tani në IK-3 në vendbanimin Kharp në Qarkun Autonom Yamal-Nenets”.

Ajo tha se avokati i Navalnyt e kishte vizituar atë më herët të hënën dhe se aktivisti i burgosur është mirë.

Avokatët e Navalny thanë më 11 dhjetor se kishin humbur kontaktet me të. Deri atëherë, ai ishte i burgosur në një koloni penale rreth 150 milje në lindje të Moskës.

Ai ishte dënuar me 19 vjet burg në gusht pasi u shpall fajtor për krijimin e një komuniteti ekstremist, financimin e aktiviteteve ekstremiste dhe shumë krime të tjera.