Zbulohet tradhëtia e gruas, binjakët janë me baballarë të ndryshëm

Një grua ka lindur binjakë, por me baballarë të ndryshëm. Testi i ADN-së e zbuloi këtë fakt dhe gruaja u detyrua të pranonte se kishte tradhëtuar burrin gjatë një nate. Ngjarja ka ndodhur në Kinë, ku mediat vendase shkruajnë se burri mendonte se njëri prej djemve nuk i ngjante atij.

Por rasti u zbulua kur binjakët duhet të regjistroheshin në stacionin e policisë. Për të përfunduar regjistrimin, çifti duhet të dorëzonte rezultatet e ADN-së për të provuar se fëmijët ishin të tyre. Burri mbeti i tronditur kur pa rezultatet dhe mësoi se njëri prej fëmijëve nuk kishte lidhje gjaku me të.

Sipas gazetës “Strait Herald”, gruaja fillimisht mohoi që të kishte tradhëtuar dhe akuzoi burrin se kishte falsifikuar rezultatet. Më pas, ajo i pranoi bashkeshortit se e kishte tradhëtuar. Gruaja tha se kishte kaluar natën me një djalë tjetër, me të cilin nuk kishte lidhje konstante. Burri tha se është i lumtur që të rrisë fëmijën e tij, por jo të dikujt tjetër.

Binjakët që lindin me baballarë të ndryshëm është një fenomen jashtëzakonisht i rrallë. Kjo ndodh kur gruaja kryen marrëdhënie me dy burra të ndryshëm brenda një dite para ose pas ovulacionit.