Ermal Mamaqi ditët e fundit ka nisur pushimet bashkë me Amin dhe dy fëmijët e tyre.
Ai ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të shkrepura në bregdet, e mes tyre edhe një bashkë me djalin, Joelin.
Por, në atë foto ai tregoi mesazhin qesharak që e mori nga mikja e tij, Elvana Gjata, me të cilën edhe një herë ka shkëmbyer biseda të tilla.
Në ato mesazhe, Elvana e ‘krahason’ Ermalin me qen.
“Zbulohen të tjera mesazhe fyese nga @elvanagjataaaa dhe këtë herë në Whatcupin personal timin. Edhe gocën time personale ta kisha nuk do e fussha në shpi. Po iki të pi gotën e kosit thash. Iiiiiiiiiiiiiiiiiiiii…..
Ja pra miq…”, shkruan me shaka moderatori.








