Njëra prej këngëtareve më të njohura kosovare, Adelina Ismajli, është shumë pak e njohur si një dashamire e sportit, apo edhe janë shumë të rralla rastet ta kemi parë atë në ndonjë ndeshje sportive nëpër terrene apo palestra sportive.
Por, duket se Adelina e ka një klub për zemër.
Me një koment në Facebook, Adelina ka bërë ët ditur se i pëlqen basketbolli, teksa ka shkruar se sivjet në Kampionatin e Kosovës në basketboll do të bëhet kampione skuadra e Prishtinës.“KB.PRISHTINA.KAMPION”, ka shkruar ylli i këngës, Adelina Ismajli.







