Zbulohet shifra marramendëse e shitjeve në App Store në 2019

Apple tha se ekosistemi i App Store ka mundësuar një tregti me vlerë 500 miliardë dollarë në 2019-ën.

Firma tha se mëse 85% e kësaj shifre ishin transaksione për të cilat kompania nuk ka marrë komision. Megjithatë zhvilluesit i kanë kërkuar vazhdimisht uljen e komisioneve.

Në total 519 miliardë dollarë janë gjeneruar nga ekosistemi i softuerit të Apple sipas një raporti të ekonomistëve të Analysis Group.

Sendet fizike dhe shërbimet offline kishin pjesën më të madhe të shitjeve prej 413 miliardë dollarë.

Në kontrast sendet dixhitale dhe shërbimet për të cilat Apple merr komisione prej 30% përbënin 61 miliardë dollarë shitje.

Zhvilluesit kanë kërkuar reduktim të komisionit të Apple nga 30% në 20% si dhe të drejtën për të ndryshuar tarifat pas përditësimeve madhore.

Vlera e tregut e Apple është 1.5 trilionë dollarë.