Zbulohet shifra e shtëpisë që prindërit e Rita Orës e blenë në Kosovë

Prindërit e Rita Orës kanë blerë shtëpi në vlerë 1.5 milion dollarësh në Kosovë, nga pasuria e saj prej 18 milionë funtash pasi u bë e ditur në “Sunday List Rich List”.

Rita Ora është renditur e nënta në listën e këngëtarëve më të pasur, shkruan TheSun.

Këngëtarja është futur në listën e yjeve më të pasur t britanisë, me pasuri prej 18 milionë funtash.

Ajo u ka blerë prindërve rezidencë në vendlindjen e saj, Kosovë.

Shtëpia e saj mendohet se kushton rreth 1.5 milionë funta dhe gjendet në një pjesë luksoze në kryeqytetin e Prishtinës.

Nëna e saj, Vera, me krenari ka publikuar në Instagram foto të shtëpisë duke shkruar “Shtëpia është aty ku zemra është”.

“Edhe pse jetojmë në Londër është kaq e rëndësishme për ne, për fëmijët tanë dhe për gjeneratat e ardhshme që të mund të vizitojnë qytetin tonë, Prishtinën”, shtoi ajo.

Prindërit e Ritës bashkë me fëmijët u detyruan të largohen nga Kosova kur lufta shpërtheu më 1991.

Ata arritën në Britani të Madhe si refugjatë dhe u vendosën në Ladbroke Grove, në Londër.

Një burim tha “E gjithë familja e Ritës ka kontribuar në suksesin e saj dhe ajo dëshiron më shumë se çdo gjë për t’ua shpërblyer atyre të mirat dhe për t’u siguruar një jetë të rehatshme.