Zbulohet numri që do të mbajë Hazard te Real Madridi

Real Madridi ka siguruar Eden Hazardin nga Chelsea.

Belgu do të transferohet në “Santiago Bernabeu” dhe tashmë mbetet vetëm për t’u prezantuar në klubin “galaktik”.

28-vjeçari e pranoi vetë pas finales së fituar të Europa Leagues që do të largohet. Madrilenët i kanë zgjedhur dhe numrin e fanellës. Ai do të mbajë në shpinë numrin 7. Reali e vlerëson shumë këtë fanellë, pasi e ka mbajtur një legjendë si Cristiano Ronaldo.

Numri 10 nuk mund t’i jepet Hazardit, pasi ai mbahet nga Luka Modric dhe nuk do t’i hiqet.

“I persekutuari” është Mariano Diaz, pasi sulmuesi e ka momentalisht atë numër. Lojtari me shumë mundësi do të shitet në verë.