Zbulohet një mutacion i ri i koronavirusit

Një mutacion i ri i koronavirusit SARS-CoV-2 është zbuluar në Norvegji. Dekrlarata erdhi nga mjeku kryesor i komunës së Trondheim, Tove Restad.

Tabloidi norvegjez Verdens Gang raporton se një mutacion i ri i koronavirusit të paparë në Norvegji u identifikua javën e kaluar në Trondheim, në veri të vendit.

“Ky virus nuk është parë asnjëherë në Norvegji”, thanë autoritetet lokale.

Mutacioni i ri i virusit quhet M439K dhe i takon nëngrupit gjenetik të koronavirusit që quajtur B.1.5.