New York

Zbulohet mjet shpërthyes pranë shtëpisë së Bill dhe Hillary Clinton

Një paisje shpërthyese është gjetur pranë shtëpisë së ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortes së tij Hillary, në New York.

Paisja u gjet mëngjesin e së mërkurës nga një teknik që kontrollon postën e Bill dhe Hillary Clinton.

Policia federale dhe Shërbimi Sekret po hetojnë pakon e dyshimtë të gjetur.

Zyrtarët thanë se paisja ishte e ngjashme me atë të gjetur në kutinë postare të shtëpisë së filantropit miliarder George Soros të hënën, raporton New York Times.