Në një fshat të komunës së Pejës është kapur sasi e konsiderueshme e narkotikëve.
Siç njofton Klan Kosova, përveç drogës, është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e narkotikëve.
Në vendin e ngjarjes janë Njësiti Antidrogë nga Policia e Pejës dhe të gjitha njësitet relevante, bashkë me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë.







