Zbulohet kur do të publikohet kënga e Rinës me Adelina Ismailin
Javë më parë reperja Rina Balaj ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet me Adelina Ismailin.
Më pas vetë Rina e ka zbuluar se dyshja janë bërë bashkë jo vetëm për një foto, por ato po bëjnë gati një këngë bashkë.
Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i On Records, Met Elshani, i cili për Syri Kosova ka zbuluar se kënga do të publikohet jo m larg se më datën 20 qershor të këtij viti.
Ky padyshim pritet të jetë një bashkëpunim që do të sjellë një këngë shumë të veçantë