Zbulohet edhe një lloj i ri i koronavirusit

Një tjetër variant i ri i koronavirusit është shfaqur në Nigeri, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

John Nkengasong, kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, zbuloi ekzistencën e llojit të ri të koronavirusit – P681H gjatë ditës së sotme, duke thënë se është i ndryshëm nga ato të zbuluar kohën e fundit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut.

Por ai shtoi se është ende shumë herët për të treguar se çfarë efektesh mund të ketë varianti i ri, duke thënë se shkencëtarëve u duhet më shumë kohë për ta studiuar atë.

Ky lloj është shfaqur ndërsa Nigeria raporton një numër rekord të rasteve të koronavirusit – me 1,133 raste të raportuara të mërkurën, megjithëse varianti i ri nuk mendohet të jetë prapa këtij vërshimi.

Vendi, më i populluari në Afrikë, raportoi vetëm pesë vdekje nga virusi të mërkurën, shumë poshtë kulmit të valës së tij të parë.