Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka liruar nga detyra, drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë, Jonuz Salihaj.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Me kërkesë të partnerit të koalicionit (AAK), zotri Salihaj është liruar nga detyra”, ka thënë Tahiri.

Kujtojmë se me largimin e Salihajt, në Komunën e Prishtinës, tri drejtori kanë mbetur pa drejtor. /Ballkani.info/