Një kompani donaze, e ashtuquajtur ‘Organic Basics’ po prodhon të brendshme, të cilat mund t’i vishni për javë të tëra pa ndjerë nevojën t’i lani ato.
Megjithatë, arsyeja e zbulimit të tyre nuk është përkrahja e përtacisë të së rinjve, por se, siç pohoi kompania, po tentojnë që nëpërmjet këtij zbulimi t’i dalin në mbrojtje ambientit.
“Mënyra tradicionale e blerjes, veshjes, larjes dhe hedhjes në mbeturina të veshjeve të brendshme është një humbje e tmerrshme e burimeve. Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme për mjedisin”, deklaroi Mads Fibiger, krye-shefi ekzekutiv dhe bashkë-themelues i ‘Organic Basics’.
Larja dhe tharja e rrobave përbëjnë dy të tretat e ndikimit të përgjithshëm në mjedis, dhe kjo është arsyeja përse kompania filloi të shtronte si nevojë reduktimin e këtij procesi tek të brendshmet.
Përbërësi i veçantë tek të brendshmet e kompanisë është argjendi. Ky metal i veçantë është antimikrobik dhe, si rrjedhojë, NASA përdor këtë mineral për të pastruar ujin për astronautët.
Veshja e berndshme vjen me një shtresë formulimi argjendi që vret 99.9% të të gjitha baktereve dhe aromave në veshje, sipas kompanisë.
