Britani

Zbulohen monedhat e mbretit britanik me fjalët “Allah” në to

Një ekspozitë ka zbuluar se një mbret mesjetar në Britani nxirrte monedha ari me fjalët arabe në to, që thoshin “Nuk ka Zot përpos Allahut një”.

Mbreti Offa i Mercias, që sundoi mes viteve 757 dhe 796 pas Krishtit, prodhoi qindra dinarë ari që mbanin emrin dhe deklaratën e besimit islam.

Ai konsiderohet si mbreti anglo-sakson më i fuqishëm, para Alfredit të Madh, sundimi i të cilit shtrihej jashtë Mercisë në mbretëri si Kent, Sussex dhe Wessex.

Sunduesi i krishterë bënte tregti me Evropën dhe Mesdheun, duke përfshirë edhe Spanjën e atëhershme myslimane, transmeton Ballkani.info.