Zbulohen detaje, Capital T pjesë e serialit të njohur

Reperi i famshëm kosovar, Capital T, ka publikuar një imazh në “Instastory”, ku u shfaq krahë aktorit Naser Rafuna.

Mjaftoi ky postim dhe në media “vërshuan” lajmet se cila është arsyeja që dyshja janë bërë bashkë.

Burime të Indeksonline të afërta me reperin kanë zbuluar se ai do të jetë pjesë e një episode të serialit “Çka ka shpija”.

Ai do të jetë në rolin e aktorit ndërsa surprizat e tjera do të zbulohen së shpejti.